Bahtiri: LDK të marrin shembull nga Vjosa Osmani
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se LDK’ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV’në.
Kjo, sipas tij për të dërguar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë me 6 tetor.
“LDK-ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV-në, duke çuar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë më 6 tetor”, ka shkruar Bahtiri.
“Edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti”
Tutje Bahtiri shton se posti i kryeparlamentarit është i kryer, dhe këtë e ka votuar vetë LDK’ja.
“Tashmë është fakt i kryer posti i kryeparlamentarit, të cilin vet LDK-ja e ka votuar dhe çdo kërkesë në këtë drejtim do të pengon seriozisht çfardo bashkëpunimi”.