Rikthehet ajri i ndotur ngulfatet Prishtina, lë pas Kinën e Korenë
As bora e as temperaturat e ulëta nuk po ia lenë shenjë përmirësimit të cilësisë së ajrit të ndotur në Kosovë. Si pasojë, Prishtina, vazhdon të mbesë kryeqyteti më i ndotur në botë.
Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat. Gjatë gjithë ditës së sotme kryqtyeti është kapluar nga ndotja enorme e ajrit.
Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 153 PPM.
E ndërkohë sipas matësve të tjerë të ajrit, Kosova për momentin renditet e para në botë për ndotje.
Edhe pse viteve të kaluara ka pasur raportime të shumta madje edhe protesta për ndotjen e ajrit, akoma nuk është ndërmarrë asgjë për ta rregulluar këtë problem.
Kujtojmë se jo rrallë herë Prishtina u radhit si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.