Muhaxheri beson se do të ketë marrëveshje për koalicion mes VV-së e LDK-së
Anëtari i LDK-së Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se sa i përket ofertave që po bëjnë dy partitë nuk ka qëndrim të partisë, po që deklarimet janë vetëm individuale..
Sipas tij, koalicioni me VV-në do të arrihet, por që nuk mund të jepet ndonjë afatë.“Nuk ka asnjë qëndrim në organet e partisë por vetëm ka qëndrime individuale”. “Unë besoj që do të pajtohen, por afatet nuk po është e lavdërueshme me i thanë. Nuk e di dhe as nuk i kam pa ofertat”.
Kurse deputeti i kësja partie, Avdullah Hoti, ka publikuar pikat e ofertës së bërë sot VV-së nga LDK-ja, ku kanë kërkuar që numri i ministrive të mbetet 12 dhe Kryetari i Kuvendit t’i takojë LDK-së, deri në zgjedhjen e Presidentit.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Avdullahu ka thënë se marrëveshja duhet finalizuar sa më parë.
“Kjo marrëveshje duhet finalizuar sa më parë në mënyrë që të fillojmë zbatimin e programit qeverisës të dakorduar nga dy ekipet tona, që mundëson reforma të thella ekonomike, sociale, të sundimit të ligjit dhe të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.