Gjermania miraton ligjin për imigrim të punëtorëve, interesohen kosovarët
Gjermania miraton ligjin për punësim, infermieria, ndërtimtaria e sektori i IT-së më të kërkuarit.
Parlamenti gjerman ka miratuar ligjin rreth imigrimit të fuqisë punëtorë të kualifikuar.
Ky ligj do të hyjë në fuqi në muajin mars.
E miratimi i tij ka zgjuar shpresën edhe për kosovarët të cilët e shohin mundësi punësimi Gjermaninë.
Bedri Xhafa, udhëheqës i përgjithshëm i Agjencionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë e shpjegon përmbajtjen e këtij ligji.
Xhafa më tutje ka treguar kërkesat që tregu gjerman ka aktualisht.
Sipas përvojës që ai ka në agjenci, çdo vit rreth njëqind kosovar shkojnë në Gjermani.
E vullneti për të shkuar drejt rrugëve të Gjermanisë nuk mungon tek të rinjtë në Kosovë.
Por ka edhe te tjerë që shohin shpresa tek qeveria e re që do vjen në krye të vendit.
Kosova që nga muaji korrik është pa qeveri, në krye të saj aktualisht është kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, teksa negociatat për një marrëveshje për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje e LDK-së janë ndërprerë përkohësisht.