Petroviç takohet me ambasadorin Kosnett
Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale Slobodan Petrovic dhe Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Dijana Zivic kanë takuar sot ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.
Në takim është diskutuar për situatën aktuale në Kosovë.
Gjatë takimit, Slobodan Petrovic dhe Ministrja Dijana Zivic informuan ambasadorin e ShBA-së për problemet me të cilat përballet komuniteti serb, planet për punën e ardhshme të SLS-së, si dhe presionet me të cilat përballen anëtarët e SLS-së nga Lista Serbe të cilat po vazhdojnë edhe pas përfundimit procesi zgjedhor.
Në fund të takimit, Petrovic ka shprehur vlerësimin e tij të madh për ambasadorin amerikan për takimin dhe mbështetjen që ai i jep komunitetit serb në Kosovë dhe për angazhimin e tij të sinqertë dhe i kujtoi atij se aspirata e partisë së tij është që të vazhdojë të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë midis të gjitha komuniteteve.