Ambasadori amerikan tregon se kur do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi
Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe Novosti, ka deklaruar se shpreson që para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje – deri në vjeshtë.
“Pritjet tona janë që para zgjedhjeve në SHBA të ketë përparim në procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, pasi që progresi është i domosdoshëm për stabilitet në rajon. Për këtë arsye do të vazhdojmë të përkrahim dialogun”, ka shtuar ambasadori amerikan në Serbi.
Ndërkaq i pyetur nëse ekziston mundësia që para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të ndodh jo vetëm përparimi në dialog por edhe të shihen rezultatet e saj, Godfrey tha se shpreson në një gjë të tillë./FaktePlus