Djali e bën babain për spital
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që ai pas një mosmarrëveshje ka sulmuar babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dëguar për trajtim mjekësor në QKUK sa i dyshuari ësht dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Êshtë arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë./FaktePlus