Joaquin Phoenix nominohet si aktori me i mirë në filmin “Joker” për Oscar
Akademia e shkencave për nominimet për “Oscar” ka shpallur Joaquin Phoenix si aktori me i mirë me filmin “Joker” i cili njëherit është duke prirë në kategorin e aktorit më të mirë.
45 vjecari i cili shkëlqeu në sezonin e çmimeve me filmin “Joker” pranoi disa kritika pozitive.
Filmi “Joker” ka qenë shumë i suksesshëm, dhe pasi mori çmimin “Golden Lion” në festivalin e filmit në Venecia gjithmonë ka qenë një prej filmave që do të shkëlqej deri tek ndarja e cmimeve “Oscar”.
“Joker” po bëhet filmi i parë në histori i cili i fitoi 1 bilion dollarë.
Pasi fitoi Golden Globe, Phoenix iu tha gazetarëve se është në proces së bërjes së Jokerit.
“Unë mendoj se mënyra se si kam punuar në këtë është mjaft e çrregullt. Por isha shumë kureshtar për medikamentet që ai përdorte efektet që kishte dhe efektet anësore të tyre. Kjo na bëri që të realizojmë që kemi të bëjmë me luhatje të peshës” tha producenti i këtij filmi.
“Gjithashtu për realizimin e këtij filmi kam hulumtuar dpër ti kuptuar ilaçet që personazhi merr në film dhe për ti hulumtuar këto kam lexuar një numër të madh të librave”.
“Joker” arriti një rekord me audiencë shumë të madhe, dhe gjithashtu theu rekorde duke u bërë filmi i parë i cili grumbullon vlera deri në 1 bilion dollarë, duke i mposhtur filmat si “Deadpool” dhe “The Matrix Reloaded”.
Fitorja e Oscarit nga Phonix i cili është duke prprë në nominimet për këtë kategori është e konfirmuar edhe pse çmimet nga Akademia e Shkencave janë të njohura dhe të çuditshme, ndërsa UNILAD e quajti “Joker” si një portret të zellshëm. Por është e bukur konkurrenca mes filmave të të gjitha kohërave si dhe “Irishman” dhe “Once Upon a Time” të cilët kanë qenë në garë për Oscar.