Kush është i burgosuri i cili ndërroi jetë në burgun e Pejës
I burgosuri Fatmir Llonqari ka vdekur dje në Spitalin e Pejës, si pasojë e sulmit kardiak.
Ai ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës për kryerjen e veprës penale, vrasje. Dënimi për të nga Gjykata Themelore në Pejë ishte 13 vite heqje lirie.
Por, Lloqani edhe para kryerjes së krimit, akuzohej për tentim vrasje. Këtë vepër penale e kishte kryer ndaj komshiut të tij, Idriz Gegës ndërsa për këtë rast, ishte dënuar me 4 vite burgim. “Misionin” e filluar vite më parë, e kishte finalizuar pas lirimit. Ai e kishte vrarë komshiun e tij të njejtë, Idriz Gegën, Insajderi.
Por si kishte ardhur deri te kryerja e krimit?
Aktakuza thoshte se Fatmir Lloqari, kishte pasur mosmarrëveshje me komshiun e tij, Idriz Gegën. Llonqari i kishte thënë Gegës pse po ia prekë murin me dru dhe më pas, kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij, kishte marrë sëpatën dhe e kishte qëlluar të ndjerin Idriz Gegën, 82 vjeçar.
Fatmir Llonqari e kishte goditur për vdekje, Idriz Gegën, me sëpata dy herë. Ky i fundit, nuk kishte arritur t’iu bënte ballë lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë.
Për rastin, kishte dëshmuar edhe djali i Idriz Gegës, Ylberi. Ai kishte deklaruar se Fatmir Llonqarin e kanë pasur fqinj të mirë dhe nuk kanë pasur ndonjë konflikt deri në ditën kritike.
“Të akuzuarin Fatmir Llonqari e kemi fqinjë. Para ditës kritike ne i kemi pasur raportet e mira me të akuzuarin, nuk kemi pasur asgjë mes vete, por është fakt se ne para nëntë vitesh kemi pasur konflikt pothuajse të natyrës së njëjtë me të akuzuarin Fatmir. E di që para nëntë vitesh tani i akuzuari i ka dal babës me sakicë edhe ka godit me të”, kishte deklaruar dëshmitari Gega.
Tutje, dëshmitari Gega kishte deklaruar se kishte qenë duke shkuar që t’iu dërgojë bukë punëtorëve të cilët ishin duke çarë dru kur edhe kishte pranuar një telefonatë nga vëllai i tij, Feridi, i cili e kishte njoftuar për ngjarjen.
“Unë ditën kritike kam shkuar që t’iu dërgoi bukën punëtoreve të cilët ishin duke ça dru, dhe ndërkohë me ka thirr ne telefon vëllai, Feridi, dhe me njoftoi për ngjarjen. Pastaj unë kur shkova te shtëpia, unë e pash oborrin e mbushur me polic, kurse babi nuk ishte aty, dhe aty ishte edhe vëllai Ferid i plagosur në oborr. Unë pastaj shkova në spital dhe u njoftova se babai kishte vdekur. Unë aty u njoftova për plagosjen e vëllait, Feridit, që ai ishte plagos me armë nga Fatmiri”, kishte shtuar Ylber Gega.
Fatmir Llonqari të shtunën rreth orës 15:46 minuta, me rekomandim të mjekut të Qendrës Korrektuese në Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.
“Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se Fatmir Llonqari kishte pësuar infrakt. I njëjti ishte i dënuar për veprën penale “vrasje”. Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.