Vdesin tetë fëmijë emigrantë në Turqi, përmbytet varka
Tetë fëmijë emigrantë kanë gjetur vdekjen pas përmbytjes së varkës në brigjet perëndimore të Turqisë.
Tetë persona të tjerë u shpëtuan pasi u dërguan një një vendpushim turistik në bregdetin e Egjeut.
Ende nuk dihet kombësia e tyre.
Turqia ka qenë një pikë kryesore e tranzitit për migrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë, kryesisht përmes Greqisë.
Shumica prej tyre janë duke ikur për shkak të dhunës dhe persekutimi në vendet e tyre.