Sindikata e Shëndetësisë: Bashkimi i Sportit me Shëndetësinë i paefektshëm
Qytetarët kanë dëgjuar mjaft gjëra të çuditshme nga koalicioni LDK-VV. Njëri nga ta është bashkimi i Sportit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Edhe pse ende nuk është formuar qeveria, në rast se arrihet koalicioni, Ministër i këtij dikasteri pritet të jetë anëtari i LVV-së, Arben Vitija.
Por bashkimi i Sportit me Shëndetësisë po duket i natyrës jo normale, po ashtu i dëshmshëm për Ministrinë e Shëndetësisë.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla tha se më normale do të ishte bashkimi me Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale.
“Të ju them të vërtetën, kam tentuar që të hulumtoj dika në shtetet tjera një organizim të tillë, sidomos këtu përreth dhe nuk kam hasur. Pra është një gjë që nuk kam hasur një organizim të tillë në shtetet tjera. Do të kishte qenë më normale me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, tha ai fillimisht.
Tutje, Syla tha se bashkimi i këtyre dy dikastereve do të jetë i paefektshëm.
“Duke e ditur se në çfarë gjendje të rëndë është shëndetësia, ashtu nuk po mundemi këto probleme që i kemi tash me i zgjedh vetëm me këtë dikaster por imagjinojeni situatën kur t’i bashkohet edhe sporti i cili është në vlugun të ndërkombëtarizimit, unë besoj se ka me qenë mjaft e vështirë dhe mjaft e paefektshme , bashkimi i këtyre dy ministrive . Faktikisht nuk është në një natyrë normale kjo që të kemi Ministrinë e Shëndetësisë së bashku me Sportin”, u shprehë ai.