Heshtje në VV e LDK gati 72 orë nga takimi i fundit
E enjtja ka qenë dita e fundit që kur kanë shtrënguar duart Albin Kurti e Isa Mustafa, mbi shpatullat e të cilëve njerëz po qëndron arritja e një marrëveshje për krijim të Qeverisë.
Kur janë bërë gati 72 orë nga takimi i fundit, nga këta dy nuk është marrë asnjë mesazh lidhur me procesin e negociatave për marrëveshje.
Ndonëse Kurti ditët e mëhershme ishte aktiv në deklaratat rreth koalicionit, 72 orët e fundit nuk është lajmëruar fare. Njëlloj ka vepruar edhe kreu i LDK-së.
Ndërkohë, nga asnjëra parti nuk kanë pranuar të flasin për takimin e radhës, sidomos tani kur në takimin e fundit u raportua se u ndanë më keq.
Të vetmit që po flasin janë garda e vjetër me korrespodencë e VV-së. Anëtarët e kësaj partie në Shqipëri në vazhdimësi po kritikojnë LDK-në.
Sidoqoftë, VV e LDK janë deklaruar në vazhdimësi se nuk shohin tjetër partner, e kjo ka bërë që të mos ketë rrugë të dytë për daljen nga kjo krizë.