Grabovci reagon për kërcënimet ndaj Drita Hajdarit, i quan të papranueshme
Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari që ka punuar aktakuzën kundër Adem Grabovcit dhe të tjerëve ka njoftuar se të shtunën ka marrë kërcënime dhe për këtë e ka njoftuar Policinë e Kosovës.
Pas kësaj, ish- shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci ka reaguar ndaj kërcënimeve që u janë bërë prokurores së rastit të tij.
Grabovci i ka quajtur të papranueshme këto kërcënime, derisa ka bërë thirrje që të zbulohen kërcënuesit.
“Është e papranueshme çdo formë e kërcënimit apo fyerje në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë. I ftoj organet e relevante që raste të tilla të jenë prioritet dhe të zbulojnë akterët dhe t’i sjellin para drejtësisë”, ka shkruar Grabovci./FaktePlus