Quni: Pa zbardhjen e vrasjes së bashkëveprimtarëve liria në Kosovë do të jetë e përgjysmuar
Deputeti i LDK’së, Anton Quni, ka thënë se pa zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut dhe të gjithë bashkëveprimtarëve, liria në Kosovë do të jetë e përgjysmuar.
Sipas tij drejtësia nuk do të jetë e plotë, pa zbardhjen e vrasjeve.
Quni në një shkrim me rastin e përvjetorit të vrasjes së Enver Malokut ka bërë thirrje për drejtësi.
Shkrimi i plotë:
I përjetshëm qoftë kujtimi për njeriun e fjalës së lirë,
zërin tonë gjithandej në mediet e botës, lajmshkruesin për gjëmën dhe shpresën e viteve të vështira në Kosovë, atdhetarin e patriotin e madh, ENVER MALOKUN.
Pa zbardhjen e vrasjes së Enverit dhe gjithë bashkëveprimtarëve të tij, liria vazhdon të mbetet e përgjysmuar e drejtësia e papërmbushur.
Drejtësi për jetërat e marra pafajshëm dhe për familjet e tyre, kjo është lutja e thirrja e përditshme e secilit nga ne dhe e gjithë njerëzve që i kanë njohur e kanë punuar me ta, por edhe përtej..
Lavdi!/FaktePlus