Limaj: Mala e Berisha do të mbesin në kujtesën tonë për heroizmin e tyre
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar dy veprimtarë të hershëm të çështjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha të cilët ranë heroikisht 36 vite me parë gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Prishtinë.
Limaj ka thënë se Rexhep Mala e Nuhi Berisha do të mbesin përherë në kujtesën tonë për heroizmin dhe trimërinë e tyre.
“Lavdi jetës dhe veprës se tyre”, ka shkruar Limaj.
Shkrimi i tij i plotë:
Në 36 vjetorin e rënies heroike kujtojmë dy veprimtarë të hershëm të çështjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha të cilët ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Prishtinë.
Rexhep Mala e Nuhi Berisha do të mbesin përherë në kujtesen tonë për heroizmin dhe trimërinë e tyre.
Lavdi jetës dhe veprës se tyre!/FaktePlus