Policia jep detaje për kërcënimin e prokurores Hajdari
Prokurorja Drita Hajdari ka marrë kërcënime serioze, dhe për këtë ajo sot gjatë ditës është paraqitur në Polici.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se rasti po trajtohet nga njësitë relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.
“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka thënë Krasniqi.
Drita Hajdari kishte ngritur aktakuzën në rastin “Pronto”./FaktePlus