Gjendet një i vdekur afër liqenit të Badocit
Një person është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 21:50 afër liqenit të Badocit.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha tha se janë duke u bërë hetimet e nevojshme për të mësuar shkaqet e vdekjes.
“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graqanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulancës”, tha Hoxha.
Ai shtoi se njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti.