S’mjafton goli i Rashicës, Werderi humb 6 me 1 nga Bayern Munich
Bayern Munich e ka shkatërruar Werder Bremenin, duke e mposhtur 6-1 në ‘Allianz Arena’
Philippe Coutinho ka shkëlqyer me tre gola në fitoren e madhe të Bayern Munich kundër Werder Bremen.
Vendasit e nisën keq takimin duke pranuar gol në minutën e 24’, Milot Rashica tregoi klasin duke shënuar gol të bukur.
Por, Bayerni përmbysi gjithçka brenda një minute në fund të pjesës së parë me golat e Philippe Coutinho dhe Robert Lewandowski.
Pjesa e dytë ishte pothuajse e gjitha për vendasit me Coutinhon që shënoi edhe dy herë për të kompletuar het-trikun, derisa realizoi sërish edhe Lewandowski.
Në listën e golashënuesve u shënua edhe Thomas Muller.
Pas kësaj fitore, Bayerni është ngjitur në pozitën e katërt në kuotën e 24 pikëve. /FaktePlus