Publikohen pamjet se si do të duket Teatri Kombëtar
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një video ku tregohet projekti i Teatrit të ri Kombëtar.
Përmes një postimi në Facebook, Veliaj e cilëson një ditë të re për Tiranën dhe u kërkon qytetarëve një mbështetje masive për progresin. “Një ditë e re për Tiranën! Një mbështetje masive për progresin! Një Teatër i Ri për Kryeqytetin Europian”, shkruan Veliaj.
Projekti i prezantuar nga një studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.
Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon./KultPlus.com/