Përsëri aksident trafiku me të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku është shkaktuar pasditen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Saktësisht aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Debërllukë.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur shtatë persona.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicë, Avni Zaiti.
Duhet përkujtuar fakti se gjatë sezonit dimëror numri i aksidenteve është dukshëm mjaftë i lartë, teksa në vend nuk po mungon edhe mjegulla gjë që ndikon edhe më tepër në vështirësitë e shoferëve në komunikacion.
Shoferët duhet të kenë pajisjet dimërore në veturat e tyre që nga data 15 nëntor, në mënyrë që sado pak të shmangen aksidentet e mundshme në aksident