S’ka kush e ndalë Liverpoolin, ende pa humbje në Premier League
Liverpooli e dëshmoi edhe një herë pse është lider i tabelës së Premierligës me paraqitjen dhe fitoren me rezultat bindës kundër Bournemouthit, edhe pse ishte skuadra mysafire.
Liverpooli siguroi fitore me rezultat 3:0 në këtë ndeshje kundër Bournemouthit, që u zhvillua në stadiumin Vitality. Skuadra e Jurgen Kloppit e dominoi plotësisht ndeshjen – si me posedim të topit, ashtu edhe me numër të rasteve të krijuara për të shënuar gola.
Ky dominim u pasqyrua edhe në rezultatin e ndeshjes, pasi që Liverpooli e mbajti portën e vet të paprekur, ndërsa ia shënoi Bournemouthit tri gola.
Alex Oxlade-Chamberlain e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 35-të të ndeshjes, ndërsa rezultatin e dyfishoi Naby Keita në minutën e 44-të të ndeshjes. Për ta vulosur këtë fitore, Mohamed Salahu e shënoi golin e tretë, në minutën e 54-të, transmeton express.
Liverpooli radhitet edhe më tutje në pozitën e parë në tabelën e Premierligës, me 46 pikë të grumbulluara nga 16 ndeshjet e para, nëntë pikë më shumë sesa Leicesteri në vend të dytë, që ende s’e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje. /FaktePlus
Tabela momentale: