Drejtori i Policisë tregon a do të kthehet ish shefi i AKI-së Shpend Maxhuni në Polici
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur lidhur me kërkesën e ish-shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit për t’u kthyer në punë në institucionin në të cilin kishte punuar për shumë vite.
Qalaj tha se Shpend Maxhuni ka bërë kërkesë për t’u kthyer e se rasti i tij është në proces. Drejtori i policisë thotë se beson se së shpejti Maxhuni do të kthehet përsëri në polici.
“Ka bërë kthesë për kthim, rasti i tij është duke u trajtuar, sepse kthimi i tij është një proces, besoj që së shpejti do të kthehet”, thotë ai.
Tutje, shton se Maxhuni para se të emërohej shef në AKI kishte ngrirë pozitën në polici, e se kërkesa për t’u kthyer është legjitime.
“Është kërkesë e tij, në momentin kur ka shkuar në AKI e ka ngrirë pozitën kështu që është ligjore që të kthehet. Në pozitën që ka qenë jo, mirëpo, mund të kthehet është obligim të kthehet në punë”, theksoi Qalaj në T7.
Pas dorëheqjes së tij si shef i AKI-së, Shpend Maxhuni ka kërkuar kthimin e tij në Polici, aty ku ka shërbyer për shumë vjet. /FaktePlus