Edi Rama: Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria
Ardhja në jetë e një foshnje familja e së cilës ishte shpërngulur në Kosovë, pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri, ka ngjallur një ndjenjë shprese e gëzimi për cdo shqiptarë.
Ndërsa këtij lajmi i është gëzuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ai ka thënë se ka një kohë për të vdekurit dhe një kohë për të lindurit, duke iu uruar jo vetëm bebës së lindur në Kosovë por edhe asaj në Shqipëri jetë të gjatë e shëndet pranë familjeve të tyre.
Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria/Rreh si zemër çiftelia sa e madhe është Shqipëria”, ka përmbyllur Rama mesazhin e tij të urimit.