Me 28 Nëntor s’ka festë, preshevarët protestojnë për bashkim me Kosovën
Tani më është bërë publike se shqiptarët e Luginës së Preshevës më 28 Nëntor do të organizojnë protestë gjithëpopullore për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre si dhe për ta ripërsëritur dëshirën për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës.
Se do të mbahet protestë është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi të OVL-UÇPMB-së ditë më parë.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës me 28 Nëntor do të organizojnë protestë gjithëpopullore për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre si dhe për ta ripërsëritur dëshirën për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës.
Mbrëmë, zyrtarët e OVL-UÇPMB-së nën udhëheqjen e Nazmi Hajredinit kanë mbajtur mbledhje për koordinimin e faktorit politik të Preshevës që temë kryesore kishin protestën që do të mbahet me 28 Nëntor.
Në këtë mbledhje përpos anëtar të OVL UÇPMB-së prezent ishin eksponent të lartë të partive në pushtet siç ishte zv.kryetari i Komunës së Preshevës Armend Aliu (APN), sekretari i Këshillit Komunal Mendim Berisha (LR), nënkryetari i PDSH-së Ilir Sadriu, sekretari i PVD-së Driton Bilalli dhe nënkryetari i KNSH Enver Mehmeti
OVL ne koordinim me gjitha subjektet politike dhe shoqërinë civile përfshirë edhe KDLNJ është organizator i protestës.