Tifozi anglez vazhdoi qëndrimin në Kosovë edhe për tri ditë, e ka të vështirë të largohet!
Jo të gjithë tifozët e Anglisë janë larguar nga Kosova menjëherë pas ndeshjes.
Ka prej tyre që e kanë vazhduar qëndrimin në Prishtinë edhe për tri ditë të tjera, përcjellë Gazeta Olle.
I tillë është rasti i tifozit me emrin Paul, i cili ka qëndruar në kryeqytetin kosovar deri sot.
“Koha për t’u larguar dhe për të udhëtuar drejtë shtëpisë tani. Ishte një udhëtim fantastik i futbollit, shoqëri e re dhe eksplorim i një qyteti të ri. Faleminderit të gjithëve në Prishtinë, Kosovë, që ishit mikpritës kaq të mirë”, shkroi ai në Twitter.
https://twitter.com/Marathonswift/status/1197115576784691201?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1197115576784691201&ref_url=http%3A%2F%2Fgazetaolle.com%2Ftifozi-anglez-vazhdoi-qendrimin-ne-kosove-edhe-per-tri-dite-e-ka-te-veshtire-te-largohet%2F