Policia e Kosovës i pret me ujë azilantët nga Siria
Azilantët nga Siria vazhdojnë të kërkojnë strehim në Kosovë. Sirianët po e shohin Kosovën si vend të sigurt për familjet e tyre.
Para disa ditësh është parë edhe një grup tjetër i sirianëve që kanë ardhur në Kosovë.
Ata janë vendosur në Qendrën e Azilkërkuesve në Magure të Lipjanit.
Pritjen e tyre në vendin tonë e ka bërë Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Veprimi i pjesëtarëve të këtij institucioni ka lënë përshtypje të mirë.
Në disa fotografi që i ka siguruar FaktePlus, shihet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë pritjen e tyre me ujë.
Ata i kanë mirëpritur sirianët me ujë dhe mandej i kanë dërguar për në qendren e strehimit, respektivisht në Qendrën e Azilkërkuesve në Magure të Lipjanit.