Zvicra kualifikohet në Euro 2020, shënon Xhaka
Zvicra është kualifikuar në Euro 2020 pas fitores bindëse në udhëtim te Gjibraltari.
“Helvetët” shënuan fitore me rezultat prej 6 me 1.
Ishte Itten ai që shënoi golin e epërsisë për Zvicrën kur po luhej minuta e dhjetë. Për të asistoi Vargasi.
Më pas epërsinë e dyfishoi Vargas në minutën e 50.
Pas shtatë minutave Zvicra shënoi sërish, këtë herë përmes Fassnachtit.
Vendasit ngushtuan rezultatin përmes Styches, i cili shënoi në minutën e 74.
Por, në vazhdim Zvicra shënoi edhe tri herë. Benito, Itten e Xhaka shënuan tre golat e fundit në këtë takim.
Zvicra kualifikohet në Euro 2020 si e para në Grupin D me 17 pikë, një pikë më shumë se Danimarka që gjithashtu ka prerë biletën për evropian.