Letër Publike 2: Nuk duam emigrim por liberalizim!
Shkruan: Remzi Plakaj
Letër Pubike 2
E ndëruar znj. Merkel, i nderuari z. Macron, e di që letra e parë elektronike nuk ka arritur në dorën tuaj, nuk ka arritur për shkak të disa njerëzve që më të rëndësishme e shohin një lajm “fake”, “shantazh” apo recet kuzhine… se sa një kërkes legjitime, reale, pa emocione, e drejt dhe me qëllimin më të mirë për ne si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe vet BE-së.
Kërkoj të mendoni seriozisht, pa emocione, pa inate, pa hidhërime që qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të lëvizin të lirë në Bashkimin Evropian si të gjithë të tjerët përmes liberalizimit të vizave duke zhbllokuar një të drejt të fituar me mund dhe sakrific nga të gjithë qytetarët e Kosovës!
Unë, ne, dhe gjithë qytetarët nuk e duam migrimin dhe për këtë jam mëse i sigurt, pasi me të gjitha vështirësit për t’u paisur me një vizë, prap kthehen në vëndin e tyre, NUK DUAM EMIGRIM POR LIBERALIZIM!
Kjo e drejt për të lëvizur është e padrejt, këtë e dini dhe JU, andaj dhe ne duam LIRI PËR TË LËVIZUR.
Mendoni dhe veproni njëjt sikur kjo të ju kishte ndodhur juve dhe si do të ndiheni, është momenti historik, politik, gjeopolitik që ju të dy ta bëni ndryshimin duke hequr vizat përmes liberalizimit…
Uroj që kjo letër pubike elektronike të ju gjej mirë dhe me disponimin më të mirë për të bër ndryshimim!
E di se njerëzit e mirë egzistojnë edhe media që këtë letër ta bëjnë të mundur të arrij tek ju!!!
Me sinqeritet
Qytetar i Republikës së Kosovës
Remzi Plakaj
Letër publike për Merkel dhe Macron: Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë izolimin