Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha i dedikojnë këngë nuses së tyre, Leartës
Nënë e bijë kanë publikuar këngën e tyre më të re.
Shyhrete Behluli dhe vajza e saj, Engjëllushe Salihu, sapo kanë publikuar një bashkëpunim.
Kënga me ritme popullore është prezantuar nga dyshja në një event i cili duket se është për xhirimet e vitit të ri, 2020.
Kjo nuk është hera e parë që nënë e bijë bashkëpunojnë. Ato kanë bashkë këngët si “Dasma e nipit”, “Çika e hasretit” dhe “Nuse Kosovare”.