Portierët e Kosovës me fanella speciale për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë
Pas fanellave speciale për futbollistë, tashmë është koha për fanellat speciale edhe për portierë.
Kompania “14 Fourteeen” ka krijuar model special të fanellave për ‘gardianët’ e “Dardanëve” për dy ndeshjet e radhës ndaj Republikës së Çekisë dhe Anglisë.
Ngjyrat e gjelbër dhe ajo e verdhë do të jenë për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë.
Ndërkohë, fanella me ngjyrë portokalli do të jetë për ndeshjen ndaj Anglisë.