U tërhoq nga përdorimi, dalin rezultatet laboratorike për vajin nga Maqedonia
Vaji që përdoret për përgatitjen e ushqimit “Sara”, me origjinë nga Maqedonia, është i sigurt për përdorim.
Pas dyshimeve të ngritura lidhur me cilësinë e këtij vaji, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka thënë se cilësia e vajit “Sara” është në rregull.
“Janë gjetur vajrat për të cilat është shprehur dyshimi dhe ka filluar kontrolli i detajuar. Inspektoriati fillimisht ka hulumtuar se në sa lloje të vajrave shprehet ky fenomen. Pastaj është hulumtuar i gjithë dokumentacioni i cili garanton gjendjen shëndetësore të produktit dhe njëkohësisht janë marrë mostrat për analiza laboratorike për testime mikrobiologjike dhe fiziko kimike. Po ashtu një lloji të vajit i është ndaluar shitja e përkohshme dhe është urdhëruar për tërheqje nga tregu deri në kthim të rezultatit të analizave”, ka thënë AUV.