Rinumërohen gjysma e vendvotimeve të caktuara nga KQZ-ja prej 530 sosh
Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se deri në orën 16:00 janë rinumëruar 265 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre.
Ai shtoi se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar.
“Deri të në orën 16:00 të ditës së sotme janë rinumëruar gjysma e vendvotimeve. Sipas të dhënavë të pasditës së diele janë rinumëruar 265 vendvotime apo 50% nga 530 sa janë planifikuar. Procesi i rinumërimit është duke vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar”, tha Elezi.
Tutje ai shtoi se pas rinumrimit të 530 vendvotimeve, do të filloj numërimi i votave me kusht dhe votsve të personave me nevoja të veçanta.
“Pas rinumërimit do të fillojmë me numerimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi/FaktePlus