Me automatik në shkollë, përqafimi i mësuesit shmang masakrën
Pamjet e një shkolle në SHBA tregojnë se si mësuesi i fizkulturës, trajner i ekipit të futbollit, del nga klasa duke mbajtur në dorë armën e një nxënësi 19-vjeçar, të cilën ia kishte marrë sapo ky i fundit kishte hyrë në klasë.
Mësuesi shihet se si përqafohet me nxënësin, i cili është qartazi i ngarkuar emocionalisht.
Një tjetër anëtar stafi i shkollës vjen dhe merr armën nga dora e mësuesit.
Policia zbuloi se 19-vjeçari vuante nga një krizë emocionale.
Ai doli në gjyq dhe pranoi fajin për armëmbajtje pa leje në publik.
Gjykata e dënoi me tre vite shërbim prove.
Në historinë e një vendi si SHBA-të, ku mosha e brishtë e adoleshentëve nuk e ka të vështirë të gjejë armë të fuqishme, vrasjet në masë nëpër shkolla nuk janë diçka e rrallë.