Shpërthen Guardiola: Miqtë e mi në burg, mbroj të drejtat e njeriut
Katalonja gjithmonë në zemër, gjithmonë! Pep Guardiola nuk arrin të mos mendojë: është vendosur gjithmonë përkrah kauzës katalane dhe e ribëri edhe sot, duke folur për manifestimin e organizuar në Spanjë.
“Nuk e di ekzaktësisht se çfarë do të ndodhë, por mendoj se marshimi paqësor nëpërmjet gjithë Katalonjës dhe deri në Barcelonë, për t’i dhënë mbështetje politikanëve dhe aktivistëve të burgosur prej më shumë se një viti, është i jashtëzakonshëm”, theksoi Guardiola.
“Ajo që kërkoj është të ulen të asin! Komuniteti ndërkombëtar duhet të na ndihmojë të zgjidhim konfliktin Katalonja -Spanjë. Një ndërmjetës i huaj duhet ta bëjë. Kam miq personalë që do të kalojnë nëntë vite në burg sepse kërkua që të votonin. Europa duhet të hedhë një hap përpara dhe të na ndihmojë. Mbështes dhe mbroj të drejtat njerëzore këtu në Alsasua, në Madrid”, tha ai. /FaktePlus