Haradinaj në 22 vjetorin e rënies së Adrian Krasniqit: Krenohem që të njoha
Sot janë bërë 22 vjet që nga vrasja e heroit të Kosovës Adrian Krasniqi. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorin e kombit duke thënë se Adrian Krasniqi ishte student i dalluar po aq sa ishte edhe luftëtar.
“Ishe student i dalluar po aq sa dhe luftëtar. Gjithmonë besove në liri, për të cilën dhe u përjetësove 22 vite më parë, duke i prirë karvanit të dëshmorëve të Pejës. Ishe i dashur, i guximshëm me të gjitha tiparet e heroit. Ashtu do të mbetesh në kujtimin tonë dhe të brezave që vijnë Adrian Krasniqi, Hero dhe Gjeneral”, ka shkruar Haradinaj, raporton FaktePlus.
Me tutje Haradinaj shtoi se krenohet që ka njohur heroin Adrian Krasniqi në ditët e lavdisë.
“Duke u përulur para veprës tende madhore, krenohem që u njohëm bashkë në ditët e lavdisë. Kombi që ka njerëz si ti, ka të ardhme të ndritur. Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar Haradinaj. /FaktePlus