Foshnja e porsalindur nuk merr frymë për 2 minuta!
Një foshnjë e porsalindur i mahniti mjekët e cila edhe pas lindjes lundronte paqësisht në çesen e tij amniotike.
Bebja e quajtur “Bubble Boy” lindi në javën e 36, në Fuzhou, kryeqyteti i Provincës Fujian në Kinën Lindore, me një peshë të shëndetshme 2.5 kg, shkruan Daily Mail.
Ai nuk mori frymë vetvetiu për dy minuta, derisa mjekët e prenë fëmijën nga qesja e tij mbrojtëse.
Mjekët në Spitalin e Maternitetit dhe Kujdesit Shëndetësor Fujian, vendosën ta dorëzojnë djalin ‘en caul’ – që do të thotë akoma brenda çeses amniotike, me një lindje cezariane.
Mjekët zbuluan se foshnja ishte në një pozitë kurioze pasi nëna u ankua për dhimbje barku dhe gjakderdhje