Sulm në një xhami në Burkina Faso, 15 të vrarë
15 persona janë vrarë e dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi në një xhami në pjesën veriore të Burkina Fasos.
Besimtarët ishin duke i kryer ritet fetare, teksa personat e armatosur hynë në Xhaminë e Madhe në fshatin Salmossi.
Sulmi bëri që shumë banorë të zonës të largoheshin nga fshati i cili ndodhet afër kufirit me Malin, transmeton FaktePlus.
Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Kujtojmë që një numër i madh i sulmeve nga xhihadistët janë kryer në Burkina Faso që nga viti 2015, duke detyruar që mijëra shkolla të mbyllen e shumë banorë të shpërngulen./FaktePlus