Marrëveshja historike ShBA-Kinë, këto janë pikat kryesore
ShBA-ja pritet të arrijë një marrëveshje tregtare me Kinën ditët në vijim.
Kjo marrëveshje mes presidentit Trump dhe atij kinez Xi Jinping, pritet të nënshkruhet në Kili në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Paqësor.
“Brenda katër javëve, pesë apo diçka të tillë pres marrëveshje”, ka thënë presidenti amerikan raporton AFP, përcjell FaktePlus.
Por cilat janë pikat kryesore të marrëveshjes që pritet të nënshkruhet së shpejti?
Marrëveshja parasheh që njëherë e mirë të përfundojë lufta tregtare mes vendeve.
Po ashtu Kina është zotuar që të pesëfishojë blerjen e të mirave bujqësore amerikane, deri në 40 apo 50 miliardë dollarë, çka arrinte vetëm në 9 miliardë vitin e kaluar.
Sekretar i Thesarit të Shtetit amerikan, Steven Mnuchin, poashtu tha se ka pasur diskutime për hapjen e tregjeve kineze për firmat amerikane që ofrojnë shërbime financiare.
“Ne kemi pasur gjithashtu diskutime të gjera mbi shërbimet financiare, për hapjen e tregjeve të tyre për firmat tona të shërbimeve financiare. Kështu që ne kemi pothuajse një marrëveshje pothuajse të plotë për këto çështje”, tregoi ai, përcjell FaktePlus.
Gjithashtu marrëveshje pritet të arrihet sipas tij edhe në çështje që kanë të bëjnë me teknologjinë e pronën intelektuale./FaktePlus