Nesër fillon Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2019
Me organizimin e kolegjit AAB, nesër do të fillojë edicioni i dytë i Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2019.
Nga nesër me 9 tetor deri me datën 12 tetor, Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2019 do të ofrojë titujë të rinj nga shumë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe me gjerë.
Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2019, organizohet për herë të dytë, derisa janë ftuar shtëpitë botuese që të jenë pjesë e këtij panairi. /FaktePlus
09-12 tetor 2019Ju presim në Panairin Vjeshtor të Librit në Kolegjin AAB
Gepostet von Panairi Vjeshtor i Librit AAB am Dienstag, 1. Oktober 2019