Për 20 minuta shitën të gjitha biletat për ndeshjen ndaj Malit të Zi
Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi.
Vetëm 20 minuta më parë ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi.
Interesimi për këtë ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020 ishte jashtëzakonisht i madh.
Këtë e vërteton edhe fakti se tashmë nuk rezulton asnjë biletë në dispozicion, në uebfaqen ‘Tiks.app’, ku kryhet blerja e biletave.
Në këtë përballje shumë të rëndësishme, Kosova duket se do të ketë shumë Dardanë pas vete, si gjithmonë.