Çahet tavani, i prishet mesha Papa Françeskut
Mesha u ndalua dhe zona e rrezikuar ishte evakuuar. Kjo është hera e dytë që ndodhë kjo në Bazilikën e Shën Pjetrit brenda një viti.
Pasditen e djeshme, pjesë të vogla nga tavani i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan kanë rënë në dysheme gjatë mbajtjes së një meshe nga Papa Françesku për shugurimin e katër peshkopëve të rinj.
Fatmirësisht nuk pati asnjë lëndim nga incidenti në fjalë, i cili ndodhi në të majtë të altarit, përcjell gazetametro.
Për shkaqe sigurie, mesha u ndalua dhe u bë i mundur evakuimi i zonës problematike.
Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në mars të 2018-s, ku gjithashtu nuk pati asnjë të lënduar.