Limaj: Nuk na duhen deputetë që i përkulen individit, por që i shërbejnë popullit
Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka marr pjesë në tubimin elektoral në Prizren.
Nga Prizreni, Limaj tha se Kosovës nuk i duhen deputetë që i përkulen individit, por që i shërben popullit.
“Ajo që ka bërë Nisma është bërë një kombinim i njerëzve që kombinohen në realizimin e pikave tona. Këta njerëz kanë qenë në ndihmë të njerëzve gjatë luftës. Si parakusht kemi hapjen e vendeve të punës dhe kush më mirë e bënë këtë se sa kandidatët tonë. Një nga prioritet tona është mbështetja e ndërmarrjeve të vogla si parakusht i zhvillimit ekonomik. Deputetë tanë e dinë se çfarë kërkojnë ndërmarrjet e vogla. Gjuha e komunikimit dhe mënyra e bashkëpunimit ka ndihmuar mjaftueshëm në bashkëpunimin tonë me diasporën”, tha Limaj.
Kosova këtë gjendje duhet ta kthejë në përparësi. Unë jam tmerruar se Prizreni është pa çerdhe dhe falë këtyre njerëzve Prizreni tashmë ka dy çerdhe. Ftesa ime, banorët këtu t’i shikojnë njerëzit dhe punën e tyre. Nëse ne si Kosovë fillojmë që votën ta dërgojmë tek përvoja dhe personaliteti atëherë kemi me pasë një Parlament të fuqishëm. Nëse fillon të merret vota nga mashtrimet atëherë bëhemi mashtrues. Kosovës nuk i duhet deputetë që shkon i përkulet individit, por i shërben popullit”.
Limaj shtoi se tash është koha me i dhanë besim njerëzve që kanë bërë diçka për qytetin.
“Koha është me i dhanë besim njerëzve që i njihni të cilët kanë bërë diçka për qytetin apo për veprimtarinë ku kanë qenë deri tani. Kosova ka nevojë me i shëndoshë plagët dhe njerëz që shërojnë plagë. Plagët shërohen nëse afrohemi dhe bashkohemi. Vota është besim. Është shumë me rëndësi kush ka me qenë përballë serbëve. E vetmja rrugë që e çon vendi përpara është bashkimi dhe jo më me premtime dhe mashtrime. Një udhëheqës që nuk dinë nuk mjafton vetëm me dashtë vendin. Kandidatët tanë dinë dhe e duan vendin e tyre”.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Nisma si prioritet do ta ketë perspektivën e qytetarëve.
“Ky takim është shumë domethënës për ekipin e Nismës. Jemi këtu me këta njerëz të mirë të Prizrenit dhe unë besoj këta kandidatë janë më të mirët në raport me të tjerët sepse të gjithë bartin me vetë vlera qytetare kombëtare dhe profesionale. Nisma po vjen dhe Nisma është në qeveri dhe vlerat e Nismës do të jenë perspektiva për qytetarët e Kosovës. Nisma me 6 tetor do të triumfojë në Prizren dhe në shumë qytete të tjera të Kosovës dhe qeveria e Nismës do ta mbyllë kapitullin me një shtet fqinjë dhe Limaj do t’i prie kësaj beteje deri në fund. Vetëm me Nismën pas 7 tetorit çdo që do të ndryshojë në favor të Kosovës si shtet”.
Kandidatja për deputete, Arbana Hoti, kërkoi votën e qytetarëve për liri dhe drejtësi të vendit.
“Me datën 6 tetor vota juaj ka me vendos për lirinë dhe drejtësinë dhe prosperitetin në Kosovë dhe ju garantoj që nuk keni me u zgjënju”.
Kandidati për deputet, Afrim Tejeci, tha se programi i Nismës është që të zbutet papunësia.
“Programi i NISMËS është që të zbutet papunësia, të formohet Fondi për Punësimin e të Rinjve dhe të mos ikë rinia nga Kosova dhe të ofrojmë kushte të barabarta për të gjithë. Misioni im të ketë të luftojë për mundësitë e barabarta dhe do të jemi zëri juaj për t’i mbrojtur të drejtat e juaja”.
Kandidati për deputet, Hasan Ahmeti, tha se Fatmir Limaj është zgjidhja e vetme e integritetit kombëtar.
“Në programin e Nismas janë parime liria, drejtësia dhe solidariteti. Kandidati ynë Fatmir Limaj është zgjidhja e vetme e integritetit kombëtar dhe e ka të dëshmuar se shteti është i gatshëm të kontribuoj për Kosovën deri në vetëflijim”, tha ai,