Ferat Shala: Në Drenicë askush s’mund t’ia zë vendin Kadri Veselit
Korretica e Epërme i është bashkuar vizionit politik dhe ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës dhe liderit të saj, Kadri Veseli. Kështu ka thënë kandidati për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit Ferat Shala.
Shala ka thënë se banorët e kësaj zone dikur ishin në ballë të luftës për liri dhe pavarësisë e sot janë në ballë të proceseve reformatore që ndikojnë në zhvillimin vendit. Ai madje ka theksuar se Kadri Veseli i cili është edhe kandidat për kryeministër, është njeriu të cilit i beson Drenica dhe gjithë Kosova.
“Kadri Veseli, po ashtu, beson në Drenicën, sepse e ka çuar rininë votrave të Drenicës dhe ka hëngër bukë në sofrat e Drenicës. Askush nuk mund të pretendojë se mund t’ia zë vendin e Kadri Veselit në Drenicë”, ka shkruar Shala në profilin e tij “Facebook”.
Postimi i plotë:
Korretica e Epërme, si i tërë Drenasi, janë bashkuar si kurrënjëherë më parë rreth vizionit politik dhe ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës dhe liderit Kadri Veseli.
Dikur në ballë të luftës për liri dhe pavarësi – sot në ballë të proceseve reformatore për zhvillimin e vendit tonë, Kadri Veseli është njeriu të cilit sot i beson Drenica dhe krejt Kosova.
Kadri Veseli, po ashtu, beson në Drenicën, sepse e ka çuar rininë votrave të Drenicës dhe ka hëngër bukë në sofrat e Drenicës.
Askush nuk mund të pretendojë se mund t’ia zë vendin e Kadri Veselit në Drenicë.
Drenica kaherë i ka thënë PO Kadri Veselit … PO do t’i thotë edhe më 6 tetor.
#PDK112
#KadriVeseli1 #FeratShala31