Lagja Tabakhane i jep mbështetje kandidatëve për deputet nga radhët e Nismës në Prizren
Edhe banorët e lagjes Tabakhane në Prizren i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputet nga radhët e Nismës në Prizren.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Kosova nuk është në situatën ku mund të mendohet të provohet dikush që nuk ka marr asnjë vendim për shtëpinë e tij e aq më pak për vendin, sepse Kosova është në situatën ku duhet të merren vendime të mëdha të cilat do të jenë pikë kthese për Kosovën, e në krye të institucionve duhet të jenë njerëz të guximshëm, njerëz me dinjitet, dhe këta njerëz i keni ne Nisma Socialdemokrate, këta njerëz i keni në numrin 122.
Kandidati ynë për kryeministër, Fatmir Limaj, është njeri i cili i ka përballuar sfidave të kohës, është njeri i cili në çdo kohë dhe çdo moment është dëshmuar se është në gjendje të merr vendime të mëdha për vendin dhe është ai kandidat i cili do të jetë në krye të institucioneve të Kosovës dhe do t’i prijë proceseve me të cilat do të pëballet Kosova në raport me Serbinë, përfundoi kandidati për deputet, Zafir Berisha.
Kandidatja për deputete, Arbanë Hoti Hajdaraj, i ftoi qytetarët e Tabakhanese që të jenë bashkë me Nismën për të bërë shtetin, duke thënë se Nisma ështē partia e vetme që i respekton vlerat politike të qytetit të Prizrenit
Kandidatët tjerë për deputet, Afrim Bekteshi, Hasan Ahmetaj, dhe Afrim Tejeci, thanë se përkrahja të cilën po e marrim ne si kandidatë për deputet dhe programi ynë Bashkë për Shtetin, është fillim i një epoke të re, me një Kosovë të zhvilluar dhe një të ardhme të ndritshme për të rinjët tonë.