Veseli – mësimdhënësve: I njihni vendimet e guximshme të PDK-së për pagat në arsim
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka takuar mësimdhënësit e Prizrenit, të cilët, sipas tij, i njohin më së miri vendimet e guximshme të PDK-së për t’i ngritur pagat dhe forcuar dinjitetin e tyre.
“Prizreni çdo ditë e më shumë po i beson PDK-së dhe vizionit tonë. Dhe mësimdhënësit që sot i takova, i njohin më së miri vendimet e guximshme të PDK-së për t’i ngritur pagat dhe forcuar dinjitetin e tyre.
Si Kryeministër do të kem kujdes të veçantë për rritjen e cilësisë në arsim, duke shtuar fondet shtetërore dhe përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe universitare.
Mbrëmjen e kalova me takime të shumta edhe në fshatrat e Anadrinisë së Prizrenit dhe në Drenoc të Rahovecit.
Përkrahësve dhe qytetarëve u kërkova më tepër angazhim për ta bërë më të madhe fitoren e PDK-së më 6 tetor. #PDK112”, ka shkruar Veseli.