Ish-deputeti i VV-së thotë se Albin Kurti i mori nga Devollët 20 mijë euro
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se është dëshmitar kur Albin Kurti kishte marrë 10 mijë euro kesh në dorë nga Devollët. Ai tha se kjo ka ndodhur në vitin 2011 në restoranin e tij, kur Albin Kurti i kishte thënë t’u kërkonte ndihmë Devollëve.
Ai tha se Albini i kishte kërkuar 20 mijë euro. “Kur është bërë gjysmë ore, ka ardhur financieri i tyre dhe ia ka sjell 10 mijë euro kesh. Tani nuk është njerëzore të flasësh kundër Devollëve. Albini është dashur të më thotë, ‘Florin a po ua kthen qato pare Devollëve sepse po du me u ra në qafë’”, theksoi Florin Krasniqi.
Gjatë intervistës në T7, Krasniqi tha se Albin Kurti e konsideron VV-në pronë personale, ndërsa kthimin e tij në krye të partisë e ka quajtur “putinqe”. Po ashtu Krasniqi tha se ai dhe Visar Ymeri nuk ishin pajtuar me Glauk Konjufcën, kur ky i fundit, sipas tij, e quante Albinin egoist e karrierist.