Pacolli: Albin Kurti e quajti Agim Bahtirin palaqo
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në një intervistë tregoi se si kryetari i VV’së, Albin Kurti ishte treguar arrogant.
Pacolli thotë se kur kishte organizuar takime me Isa Mustafën dhe Albin Kurtin, ky i fundit asnjëherë nuk është shfaqur në takime. Madje e quan arrogant.
Në ‘’Zona Zgjedhore’’, tha se Kurti në një moment e kishte quajtur Agim Bahtirin, palaqo.
‘’Jam përkujdes vet për tavolinën që kishim përgatitur për Isa Mustafën dhe Albin Kurtin. Asnjëherë nuk ka ardhë në takime Kurti. Pra kur ka pasë ujë s’ka pasë kofe, kur ka pasë kofe s’ka pasë ujë. Më shumë e fajësoj Albin Kurtin sepse Isa Mustafa ka ardhë në takime.Vetëm një herë kur ka ardhë në takim, Kurti ka qenë arrogant. E kishim kryetarin e komunës së Mitrovicës, dhe tha pa asnjë marre: Me atë palaqo nuk punoj.Nuk e mbështes. E kishte fjalën për Agim Bahtirin. Unë i thashë je arrogant. Dhe aty e kam pa që me atë person unë nuk mund të bashkëpunoj’’, përfundon Pacolli.
Kujtojmë se Bahtiri i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje kështu duke braktisur AKR’në. sipas zyrtarëve të kësaj partie, Bahtiri është larguar pa paralajmërim dhe lajmin për aderimin e tij e kanë marrë nëpërmjet mediave