Veseli në Malishevë: Qeveria ime do iu përkrah më shumë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim edhe me qytetarët e Malishevës.
Ai ka premtuar se të gjithë prodhuesit do të mbështeten me subvencione dhe grante investive, kurse eksportuesve do u kthehet tatimi doganor dhe tatimi i akcizës për çdo mall që është përdorur si input për të prodhuar produktin e eksportuar.
“Njerëzit e mrekullueshëm dhe punëtorë të Malishevës, në Qeverinë e udhëhequr nga unë do të gëzojnë përkrahje shumë më të madhe.
Fermerët, prodhuesit dhe tregtarët e kësaj ane do të mbështeten me subvencione, grante investive dhe me lehtësira të shumta, që nga prodhimtaria primare deri te procesimi dhe përpunimi industrial.
Po ashtu, të gjithë eksportuesve do u kthehet tatimi doganor dhe tatimi i akcizës për çdo mall që është përdorur si input për të prodhuar produktin e eksportuar.
Partia Demokratike e Kosovës do të shumëfishojë përkrahjen për bujqësinë dhe do të sigurojë më shumë fonde për ndërtimin e infrastrukturës moderne për grumbullimin, ruajtjen dhe paketimin e prodhimeve bujqësore.
Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112. Votoni për një të ardhme më të mirë! #PDK112”, ka shkruar Veseli.