Programi 100% shtet merr përkrahje në Rahovec
Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur sot tubim në Komunën e Rahovecit.
Siç thuhet në njoftim, të pranishëm në këtë tubim, përveç Kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, Kryetarit të Prishtinës e PSD-së, Shpend Ahmeti dhe Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi ishin edhe kandidatët për deputetë nga Rahoveci dhe zonat tjera.
Në këtë tubim, Haradinaj ka prezantuar projektet e shumta që janë kryer për Rahovecin dhe planet për të ardhmen.
Të pranishmit uruan edhe sukses për KB Rahovecin, që sonte debuton në garat ndërkombëtare.