Sabiha Shala merr mbështetjen edhe të katër fshatrave tjera
Banorët e Loxhës, Grabocit, Llozhanit e Dobërdolit po i japin mbështetje Sabiha Shalës e cila është kandidate për deputete në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
E kjo mbështetje po e bën të ndihet mirë Shalën pasi atje është edhe vendlindja e saj.
Sabiha Shala, u prit nga shumë banorë të kësaj zone. Për çka kandidatja për deputete Sabiha Shala ka thënë se kujdesi ndaj këtyre fshatrave si nga ana e asaj po edhe e Qeverisë “Veseli” do të jetë prezente.
Sabiha Shala po garon në zgjedhjet 6 tetorit me numër 24.
“Mbështetja që më jep Loxha, Graboci, Llozhani dhe Dobërdoli më bën të ndihem posaçërisht mirë sepse aty është vendlindja ime. Prandaj edhe kujdesi ndaj këtyre fshatrave nga ana ime dhe e qeverisë #Veseli do të jetë prezente”, ka shkruar Shala.